Mucunski takohet me ambasadoren amerikane, në fokus partneriteti strategjik dhe bashkëpunimi bilateral

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 nëntor Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nicole Varnes.

Përmes një njoftimi, Mucunski ka bërë të ditur se në fokus të takimit ishte avancimi i mëtejshëm i bashkëpunimit bilateral dhe dinamika e realizimit të aktiviteteve në kuadër të partneritetit strategjik mes dy vendeve.

Ai ka theksuar rëndësinë e partneritetit strategjik me SHBA-në në kontekstin aktual gjeopolitik dhe të sigurisë, veçanërisht për zhvillimin afatgjatë të vendit, si dhe ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në të gjithë rajonin.

Mucunski ka nënvizuar gjithashtu rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes amerikane për proceset reformuese të vendit.

Sipas tij, në takim është rikonfirmuar përkushtimi i përbashkët për thellimin e marrëdhënieve të mira politike dhe miqësore, të bazuara në besimin e ndërsjellë, vlerat e përbashkëta demokratike dhe aleancën brenda NATO-s.

artikuj të ndërlidhura