Trump: Nuk shqetësohem për daljen jashtë kontrollit të IA-së

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Uashington, 28 shtator, Zhurnal.mk – Nuk shqetësohem për këtë, deklaroi presidenti amerikan, Donald Trump lidhur me shqetësimet që inteligjenca artificiale të dalë jashtë kontrollit, ndërkohë që OpenAI, Anthropic dhe disa studiues të sigurisë po hetojnë dhjetëra mijëra incidente të lidhura me sjellje problematike të modeleve të avancuara të IA-së.

”Është thjesht një sektor i madh”, shtoi Trump.

”Ne jemi përpara Kinës dhe po ndërtojmë struktura me vlerë mijëra miliarda dollarë. Pse duhet të heqim dorë?”, pyeti ai.

”Nëse ka diçka që nuk shkon, duhet ta rregullojnë”, deklaroi Trump për Fox News duke theksuar se për Uashingtonin mbajtja e avantazhit teknologjik ndaj Pekinit mbetet më e rëndësishme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër