Përplasje pas aksidentit, 65-vjeçari sulmohet fizikisht në Tearcë

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 shtator, Zhurnal.mk – Një mosmarrëveshje pas një aksidenti komunikacioni ka përfunduar me sulm fizik në rajonin e Tearcës.

Sipas policisë, A.E. (65) nga fshati Shemshovë ka denoncuar se rreth orës 11:15, në vendin e quajtur “Vrbica”, përgjatë rrugës Përshevcë–Jegunovcë, është goditur nga I.R. nga fshati Përshevcë.

Denoncuesi kishte ndërhyrë për të parandaluar një konflikt verbal ndaj një pjesëmarrëseje në aksident, ndërsa i dyshuari e kishte sulmuar fizikisht, por ishte penguar nga qytetarët e pranishëm dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rastit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër