Shkup, 28 shtator, Zhurnal.mk – Një grua nga Shkupi u gjet e vdekur në një automjet në autostradën Gjevgjeli-Veles mbrëmë, trupi i saj është dërguar për autopsi, njoftoi sot Sektori i Punëve të Brendshme – Veles.
“Në orën 19:40 në SPB Veles është denoncuar se në rrugën Gjevgjeli – Veles, në automjetin Volkswagen Passat me targa të Shkupit është gjetur e vdekur M.D., 56 vjeç, nga Shkupi”.
“Një mjek i Ndihmës së shpejtë konstatoi se nuk kishte shenja dhune, ndërsa një ekip inspektimi nga SPB Veles kreu inspektimin. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerës është dërguar për autopsi”, thuhet në njoftimin e SPB Veles.
