Besnik Tahiri: Seanca ishte e vonuar, por zotimi shtetëror është jetik

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prshtinë, 28 shtator, Zhurnal.mk – Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka folur pas seancës ku u votua deklarata për aktgjykimin e Speciales dhe në mbrojtje të UÇK-së, raporton Ekonomia Online.

Para mediave, Tahiri tha se kjo seancë ishte shumë e vonuar.

“Ky deklarim politik, shtetëror i Kuvendit, është më e pakta që kanë mundur të bëjnë deputetët që e votuan. Kjo bile nuk është dashur të jetë temë. Zotimi i individëve nëpër parti ka qenë që nga dita e parë. Sot jemi vonuar me deklaratën tonë, por megjithatë është zotim shtetëror i përfaqësuesve të popullit, që padrejtësia, angazhimi i shtetit dhe nevoja e unifikimit në këtë temë për popullin shqiptar, lirinë dhe ata katër burra në Hagë, është jetike”, tha Tahiri para mediave.

“Siç e dini, Aleanca është subjekti politik që ka kërkuar të ketë një deklarim. Ne kemi qenë këtu dhe e kemi bërë deklarimin. Jam shumë i lumtur që e kemi dhënë kontributin tonë në shtyrjen e një agjende të rëndësishme për shtetin”, theksoi ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër