Bekë Berisha në krye të Komisionit për AKI

Nga Xh M
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Aleanca ka paraqitur sot emrat e deputetëve të saj për 16 komisionet parlamentare.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, propozimet e kësaj partie janë bërë nga shefi i grupit parlamentar, Besnik Tahiri

Aleanca ka propozuar një kryetar komisioni, ku deputeti Bekë Berisha është votuar për kryetar të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Propozimet e Aleancës:

1. Në Komisionin për Buxhet është Teuta Haxhiu.

2. Tek të drejtat dhe interesat e komuniteteve është Duda Balje.

3. Në Legjislacion, Besnik Tahiri.

4. Në Integrim Evropian, Time Kadriaj.

5. Në Punë të Jashtme, Time Kadriaj.

6. Në Arsim, Teuta Haxhiu.

7. Në Ekonomi, Industri, Burim Ramadani.

8. Në Mjedis, Ushqim e tjera Albana Bytyqi.

9. Në Shëndetësi është Albana Bytyqi.

10. Në Administratë Publike propozohet për zëvendëskryetare e parë Albana Bytyqi.

11. Siguri, Mbrojtje, Burim Ramadani.

12. Të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Duda Balje.

13. Në Mbikëqyrje të Financave Publike, Burim Ramadani.

14. Në Mbikëqyrje të AKI-së, kryetar Bekë Berisha.

15. Në Kulturë, Turizëm, Sport, Bekë Berisha.

16. Në Mirëqenie Sociale, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe për Persona të Pagjetur propozohet deputetja Time Kadrijaj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër