Hoxha: Për ujërat na duhen zgjidhje të përbashkëta, investime dhe bashkëpunim i fortë rajonal

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 shtator, Zhurnal.mk – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH), Muamet Hoxha, mori pjesë në Takimin e Dytë Ministror për Ujin të Bashkimit për Mesdheun (UfM) në Romë, ku theksoi nevojën për bashkëpunim të fuqishëm rajonal në kushtet e sfidave serioze klimatike, thuhet në njoftimin e MMJPH-së.

Në tubimin, i cili bashkon vendet e rajonit euro-mesdhetar, ai theksoi se thatësirat, vërshimet dhe ndotja kërkojnë veprim të përbashkët dhe qasje të koordinuar në basenet e lumenjve ndërkufitarë, pasi uji i përbashkët nënkupton edhe përgjegjësi të përbashkët.

Në fjalën e tij, ministri Hoxha tha se burimet ujore nuk mund të trajtohen të izoluara dhe se zhvillimi bashkëkohor mbështetet në digjitalizim.

“Përmes procesit të eurointegrimeve, politikat nacionale në mënyrë të përkushtuar po harmonizohen me standardet evropiane, me theks të veçantë në përmirësimin e trajtimit të ujërave të zeza dhe ndërtimin e rezistencës klimatike.

Në këtë kuadër, ministri Hoxha theksoi se realizimi i këtyre qëllimeve kërkon investime të konsiderueshme, financim të qëndrueshëm dhe mobilizim të fuqishëm të burimeve vendase dhe ndërkombëtare”, shtoi ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër