Kuvendi i Prishtinës miraton buxhetin për vitin 2027

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 29 shtator, Zhurnal.mk – Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar propozim-buxhetin për vitin 2027, pas debateve dhe kundërshtimeve të shprehura gjatë seancës.

Buxheti është miratuar me 31 vota për, 12 kundër dhe asnjë abstenim – në vlerë 161 milionë euro.

Gjatë diskutimeve, kundërshtime ka shprehur grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.

Kryesuesi i grupit të LVV-së në Kuvendin Komunal, Gëzim Sveçla, ka deklaruar se grupi i tij nuk e ka mbështetur buxhetin, duke pretenduar se dokumenti përmban shkelje ligjore.

Në fjalën e tij, Sveçla ka kritikuar edhe planifikimin e një projekti në zonën e sheshit “Xhorxh Bush”, për të cilin ka thënë se kap vlerën mbi shtatë milionë euro.

Ai ka drejtuar akuza ndaj grupit të PDK-së, duke thënë se gjatë fushatës së Zgjedhjeve Lokale ishte premtuar hapja e rrugës që aktualisht planifikohet të shtrihet nga sheshi “Xhorxh Bush” deri te rrethi me Flamur.

Buxheti i Komunës së Prishtinës për vitin 2027 tashmë është pjesë e planifikimit financiar të kryeqytetit për vitin e ardhshëm.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër