Prishtinë, 30 shtator, Zhurnal.mk – Kryeministri Albin Kurti, nuk ka pranuar që të përgjigjet se pse nuk është futur në rend dite në mbledhje të qeverise projektligji për plotësim- ndryshimet për Dhomat e Specializuara në Hagë, raporton Ekonomia Online.
Ndryshe sot, PDK-ja ka mbledhur Grupin Parlamentar për të disktuar për këtë çështje.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka kritikuar mospërfshirjen në rendin e ditës në mbledhjen e Qeverisë projektligjin për Dhomat e Specializuara, duke e cilësuar këtë të papranueshme dhe të pashpjegueshme.
Kurse, Rrahman Rama po ashtu deputet i kësaj partie ka thënë se për PDK-në, ky projektligj ëhstë priroritet.
