Shkup, 30 shtator, Zhurnal.mk – Në Ministrinë e Drejtësisë sot do të zhvillohet një takim konsultativ i grupit të punës për reformat në legjislacionin zgjedhor, përcjell zhurnal.mk.
Takimi pritet të fokusohet në shqyrtimin dhe diskutimin e ndryshimeve të mundshme në kuadër të reformimit të legjislacionit që rregullon proceset zgjedhore.
Pas përfundimit të takimit është paralajmëruar deklaratë për media nga ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, i cili pritet të informojë për përfundimet dhe hapat e mëtejshëm në procesin e reformave zgjedhore.
