Mickoski paralajmëroi shkarkimin e drejtorit dhe Bordit drejtues të “Makedonium”-it

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, paralajmëroi shkarkimin e drejtorit dhe të Bordit drejtues të institucionit kombëtar “Makedonium” në Krushevë, pas reagimeve të ashpra në opinion të shkaktuara nga xhirimi i videospotit për këngën “Sexy mama” në kuadër të kompleksit përkujtimor.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë vënies në përdorim të konviktit studentor të rinovuar “Stiv Naumov”, kryeministri theksoi se bëhet fjalë për një lëshim të palejuar:

I ndoqa ato reagime. Vërtet, ajo që ka ndodhur paraqet diçka që nuk duhej të ndodhte. Do t’i kërkoj ministrit të kulturës që drejtori i “Makedonium”-it të shkarkohet, së bashku me Bordin drejtues, sepse institucione të këtij tipi nuk duhet të jepen me qira për qëllime të tilla.

Kryeministri Mickoski drejtoi edhe një kërkimfalje publike ndaj qytetarëve për situatën e krijuar, duke theksuar se institucionet shtetërore nuk do të lejojnë përsëritjen e skandaleve të ngjashme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër