Komisioni për Çështje të Sigurisë miraton fushëveprimin, Ramadani kërkon ndryshime

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 01 tetor, Zhurnal.mk – Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka mbajtur mbledhje, ku ka miratuar fushëveprimin e këtij komisioni, pavarësisht kërkesës së anëtarit nga Grupi Parlamentar i Aleancës, Burim Ramadani, për ndryshime në këtë pikë, raporton Ekonomia Online.

Fillimisht, kryetari i Komisionit, Mefail Bajqinovci nga radhët e VV-së, ka prezantuar draftin e fushëveprimit të komisionit.

“Fushëveprimi i komisionit lidhur me këtë pikë, ju keni pranuar draftin e fushëveprimit të komisionit, i cili është i përcaktuar me Kushtetutë, legjislacion dhe Rregulloren e Kuvendit. Fushëveprimi i komisionit ka të bëjë me shqyrtimin e projektligjeve të sektorit të sigurisë, dokumentet strategjike dhe raportin e punës, kontrollin dhe mbikëqyrjen demokratike, mbikëqyr zbatimin e ligjeve, raportimet para komisionit, zhvillon dëgjime dhe vizita mbikëqyrëse”, ka thënë Bajqinovci.

Sipas tij, në fushëveprimin e komisionit përfshihen Ministria e Punëve të Brendshme dhe agjencitë e saj, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, Këshilli i Sigurisë së Kosovës, si dhe Agjencia për Informim dhe Privatësi dhe Agjencia për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.

Pas prezantimit të draftit, anëtari i komisionit nga radhët e VV-së, Burim Ramadani, ka kërkuar ndryshime në këtë pikë.

“Në përgjithësi janë ato që duhet, mirëpo është mirë me e e sqarue edhe pak pjesën e sigurisë ajrore tek Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Edhe tek kapitulli II, pika e katërt ku flitet për “kërkon raporte dhe sipas nevojës”, nuk po e precizojmë këtë fjali, fjala e fundit është “dhe autoritetet e tjera përgjegjëse”, mendoj që është mirë me me e përcaktuar po ashtu që drejtorin e AAC-së edhe të ASHNA-së, vetëm nga aspekti i sigurisë ajrore, pra jo transportit e këto që lidhen me komisionin tjetër. Edhe tek pika e fundit e kapitullit II, që është mbikëqyrja e shërbimeve dhe mekanizmave përgjegjës për kontrollin e hapësirës ajrore të Republikës së Kosovës, të precizohet, se po flitet për AAC-në edhe ASHNA-në, sepse pastaj kjo pjesë mbetet e pambikëqyrur. Pra kur flasim për sigurinë ajrore si pjesë e sigurisë kombëtare, ndërkaq transporti, format e tjera hyjnë tek komisioni që lidhet me këtë”, tha ai.

Megjithatë, komisioni ka proceduar me miratimin e fushëveprimit ashtu siç ishte.

Ndërkaq, pjesa e mbledhjes që lidhej me pikën “Të ndryshme” është zhvilluar pa praninë e mediave.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër