Ramadani: Për presidentin s’ka më diskutim për përmbajtjen, gjithçka është kthyer në “fotografi”

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 01 tetor, Zhurnal.mk – Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka komentuar zhvillimet politike rreth bisedimeve për çështjet institucionale, duke thënë se Aleanca nuk është pjesë e ndonjë negociimi dhe se gjashtë pikat e saj janë të qarta. Ramadani ka thënë se, sa i përket çështjes së presidentit, diskutimi tashmë është zhvendosur nga përmbajtja te forma, duke e cilësuar atë si “fotografi”, raporton Ekonomia Online.

Ramadani këto deklarata i bëri pas mbledhjes së Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku foli edhe për rolin e komisioneve parlamentare dhe nevojën për mbikëqyrje të institucioneve të sigurisë.

“Si Aleancë shpresojmë që ky mandat të vazhdojë, sepse institucionet civile dhe ato të sigurisë të kenë mbikëqyrje parlamentare është e domosdoshme. Tashmë jemi bërë gati një vit që s’ka mbikëqyrje të vazhdueshme parlamentare dhe që është me rëndësi të jashtëzakonshme. Në mbledhjen e sotme ishte të konstituohemi dhe t’i përcaktojmë fushat e veprimit, mundësitë që të vazhdojmë që institucionet e Kosovës të kenë mbikëqyrje parlamentare”, ka deklaruar Ramadani.

Ai ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me vazhdimin e mbikëqyrjes parlamentare, duke thënë se nuk është optimist për zhvillimet e ardhshme.

“Fatkeqësisht nuk jam optimist se çka do të ndodhë për shkak të politikave edhe të qëllimeve jo të mira politike që ka pushteti aktualisht dhe si e tillë duket se do të dështojë gjithçka”, ka thënë ai.

I pyetur lidhur me deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se do të nisin bisedimet me partitë politike dhe nëse Aleanca do t’i përgjigjej pozitivisht një ftese, Ramadani ka thënë se qëndrimi i AAK-së është i qartë dhe se gjashtë pikat e propozuara më herët nuk janë pjesë e ndonjë negocimi të ri.

“Tash, sa i përket bisedimeve, jeni duke i parë ato bisedimet për harmonizim, domethënë sot kemi njoftim. Ajo që është e qartë është se nga data 26 qershor Aleanca i ka propozuar 6 pikat. Pastaj, disi edhe i ka humbur kuptimi edhe diskutimit për to, kështu që Aleanca nuk është pjesë e çfarëdo lloj negociimi, sepse i kemi pasur tepër të qarta”, ka deklaruar Ramadani.

Sipas tij, çështja tashmë nuk lidhet me përmbajtjen e këtyre pikave, por me mënyrën se si do të zhvillohet procesi.

“Domethënë s’ka mundësi për përmbajtje dhe i tërë qëllimi është forma, pra është fotografia. Sa për fotografi, ne i bëjmë fotografitë me qytetarët dhe jo me këtë”, ka thënë Ramadani.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër