Tiranë, 1 tetor Zhurnal.mk – Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme në emisionin “Prime News24” në News24, teksa foli për zhvillimet që lidhen me çështjen e Belinda Ballukut dhe Prokurorinë e Posaçme.
Bardhi pretendoi se ka pasur komunikime mes kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesit të SPAK, Klodian Braho, duke deklaruar se kreu i qeverisë ka kërkuar që veprimet e reja procedurale ndaj Ballukut të shtyheshin.
Sipas tij, një kërkesë e ngjashme është tentuar të bëhet edhe më herët me ish-drejtuesin e Prokurorisë, i cili, sipas Bardhit, nuk ka pranuar ta takojë kryeministrin.
Bardhi pretendoi më tej se Braho ka pasur komunikime me Ramën dhe se kryeministri ka kërkuar që veprimet e Prokurorisë të shtyheshin pas periudhës së pushimeve. Në vijim, Bardhi foli edhe për marrëdhëniet që, sipas tij, Braho ka me figura të tjera të mazhorancës, duke deklaruar se ai ka marrëdhënie të afërta me ministrin e ri të Brendshëm.
“Ballukut i është rënduar akuza. Ka pasur komunikimim mes kryeministrit dhe zotit Braho, në qershor që kërkesa për veprimet e reja ndaj zonjë Balluku të mos bëhen në qershor. Informacioni absolutisht informal. Veprim që ka tentuar ta bëje edhe me ish-drejtuesin e Prokurorisë i cili nuk ka pranuar ta takojë zotin Rama. Ndërsa zoti Braho ka marrë dhe ka dhënë me komunikime me zotin Rama. Zoti Rama i ka kërkuar që kërkesa të mos veprohet. U zbulua vila e parë e zonjës Balluku. Zoti Rama ka pretenduar se ka një komplot të agjencie të huaja jo miqësore me Shqipërinë dhe ka pretenduar që një veprim në këtë moment i prokurorisë së posaçme do merrej si veprim armiqësor, dhe ka kërkuar që veprimet të ndërmerren pas pushimeve. Zoti Braho ka marrëdhënie të ngushta me ministrin e ri të Brendshëm që është pika kryesore. Sot 9 muaj nga ardhja e Brahos ka zero veprime”, tha ai.
Ai ngriti gjithashtu pretendime për lidhje familjare me Partinë Socialiste, duke deklaruar se djali i tezes së Brahos është anëtar i Asamblesë së PS-së, ndërsa vëllai i Klodian Brahos ka qenë pjesë e fushatës së PS-së në Berat.
Djali i tezes së Klodian Brahos është anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Vëllai është çdo ditë në fushatë në Berat, në Vala… Zonja, shko dhe verifikoje. Je gazetare, na thuaj. Po, duhet të bësh pyetje, zonja Bardhi, se s’mund të vish këtu të ndezësh shiritin, atëherë fol. Prandaj, sot, ti mund të ma konfirmosh: sot në Prokurorinë e Posaçme janë vetëm dy prokurorë që kanë këto çështje që po dalin gjatë këtyre nëntë muajve. Ka zero çështje”, tha ai.
