Nga bashkimi elektoral te një PLATFORMË e qëndrueshme e përbashkët për Krahinën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Bashkimi elektoral është një hap i rëndësishëm, por sfida kryesore është që ky bashkim të shndërrohet në një bashkëpunim të qëndrueshëm te një PLATFORMË, e arritur nga gjithë spektri politik e intelektual në mënyrë institucionale dhe afatgjatë. Bashkimi i votës është mjeti; përfaqësimi politik është instrumenti; ndërsa mbrojtja dhe avancimi i të drejtave dhe interesave të shqiptarëve të kësaj Krahine mbeten qëllimi më i gjerë.

Shkruan: Refik Hasani, publicist dhe profesor

Dje, më në fund, pas një periudhe të gjatë përpjekjesh, apeleve dhe thirrjesh për bashkimin e votës shqiptare, subjektet politike shqiptare të Krahinës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit kanë arritur marrëveshje për të garuar me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, të shpallura për 25 tetor 2026.

Profesori Refik Hasani e ka artikuluar publikisht iniciativën për një listë të përbashkët shqiptare që nga Marrëveshja e Konçulit më 20 maj 2001, e këndej sa herë që jan mbajtur zgjedhjet parlamentare të Serbisë, pasi gjithnjë është garuar në më shumë lista zgjedhore. Synimin dhe ka kërkuar për shqiptarët të përfaqësohen me vende të rezervuara në Parlamentin e Serbisë, pasi është mbajtur Referendumi, dhe kemi Marrëveshjen e Konçulit, mbajtur nën prezencën e e vazhdueshme, por edhe monitorimin, mbykqyrjen, dhe garantimin e faktorit politik dhe ushtarak ndërkombëtar.

Vazhdimisht përmesë vështrimeve/opinioneve,intervistave,deklaratave, prononcimeve, propozimeve, por edhe e ka parashtruar nëpër tryeza e debate, studimet/kumtesat, nuk u ndal së rreshturi dhe kërkoi që shqiptarët e Krahinës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit të garonin me një listë të përbashkët, të unifikuar rreth një qëllimi, programi dhe PLATFORME, në bashkërendim, koordinim harmonizim dhe artikulim të kërkesave dhe me nevojën që interesat e përgjithshme të shqiptarëve të vendosen mbi interesat e ngushta partiake.

Intelektuali Refik Hasani, nga Bujanoci, e shihte bashkimin e votës shqiptare të këtoj Rajoni si një mënyrë për të rritur numrin e mandateve, për të krijuar një zë më të fuqishëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë dhe për të mundësuar bashkëpunim me përfaqësuesit e komuniteteve të tjera joshumicë.

Gjithnjë duke argumentuar se ndarja në disa lista shpërndante votën shqiptare dhe dobësonte mundësinë për përfaqësim më të madh në Parlamentin e Serbisë.

Ai kërkoi gjithashtu që Prishtina dhe Tirana zyrtare, ta ndërrojn diskursin e tyre dhe narrativat e përdorura, por edhe SHBA, BE-ja e OKB-ja, të reflektonin pozitivisht dhe ta mbështesnin një qasje të tillë të re, me kërkesa konkrete posaqërisht për ndaljen e pastrimit të organizuar shtetëror, si një spastrim etnik sistematik në pasivizimin e adaresave nga praktikat margjinalizuese-diskriminuese,dhe për përfaqësim proporcional dhe për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve.

Kështu, për Hasanin, lista e përbashkët nuk ishte qëllim në vetvete, por një instrument politik për të rritur përfaqësimin dhe për ta bërë më të fuqishëm artikulimin e kërkesave të shqiptarëve etnikë e autoktonë të kësaj Krahine.

Ai e lidhi sërish bashkimin elektoral me shmangien e shpërndarjes së votës dhe me mundësinë për të rritur përfaqësimin shqiptar në Parlament të Serbisë. Arritja që partit politik shqiptare të garojn më një listë të vetme për zgjedhjet parlamentare të Serbisë, arrihen në disa suksese:

A. Bashkimi i subjekteve politike shqiptare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në një garë të përbashkët.
B. Maksimizimi i votës shqiptare, duke shmangur shpërndarjen e saj në disa lista.
C. Rritja e përfaqësimit parlamentar të shqiptarëve në institucionet e Serbisë.
D. Krijimi i një zëri të përbashkët shqiptar në Parlament.
E. Bashkimi rreth një programi dhe platforme të përbashkët, dhe jo vetëm rreth një liste zgjedhore. Përdorimi i përfaqësimit politik për të ngritur çështje që lidhen me diskriminimin, pasivizimin e adresave, përdorimin zyrtar të Gjuhës Shqipe, përfaqësimin proporcional dhe të drejtat kolektive të shqiptarëve.

Në këtë kuptim, iniciativa e Hasanit është konceptuar si një qasje më e gjerë politike: nga bashkimi elektoral drejt një PLATFORME të përbashkët për përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të shqiptarëve të Krahinës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit. Tani vazhdon të insiston edhe në propozim që jan inicuar si për hapjen e një zyre ndërlidhëse në kuadër të zyrës së Kryeministrit të Kosovës, që do të ishte një ndihmesë e madhe për të dëbuarit, zhvendosurit dhe shpërngulurit nga Komunat e Preshevës, Medvegjës, Bujanocit dhe që janë më qëndrim në Kosovë.

Veprimtaria publike e Refik Hasanit nuk kufizohet vetëm te kjo iniciativë, por në vijimësi është angazhuar në Reciprocitetin në mesë të Kosovës dhe Serbisë, në hapjen e Konsullatës Shqiptare në Bujanoc, në respektimin e Referendumit e vullnetit plebishitar të kësaj Krahine, mbajtur më 1-2 mars 1992, në respektim sakrificës në mbrojtje të pragut, dinjitetit, identitetit, mbrojtja përmes luftës së armatosur nga UÇPMB-ja, që mbrojti varret e të parëve, për zbatimin e Marrëveshjes e Konçulit, që çështja e kësaj Krahine të ngritet, parashtrohet edhe në instanca si që është BE-ja dhe OKB-ja.

Me përkushtim duke inicuar edhe në projekte tjera për shqiptarët e kësaj Krahine, është meritor dhe është inciator duke propozuar miratimin e rezolutës, miratuar me nr.10-R-003, më 24 prill 2026, nga Kuvendi i Republikës së Kosovës për shqiptarët Etnikë e Autoktonë, që jetojnë në trojet e veta në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Publicisti Refik Hasani është një nga zërat më të hershëm dhe më të vazhdueshëm që ka kërkuar bashkimin e subjekteve politike shqiptare të Preshevës, Medvegjës, e Bujanocit dhe në një listë të përbashkët për zgjedhjet parlamentare të Serbisë. Ai artikuloi qartë dhe e përsëriti duke argumentuar në vitet pasuese, duke e lidhur bashkimin e votës shqiptare me rritjen e përfaqësimit parlamentar, krijimin e një zëri të përbashkët dhe mbrojtjen më efektive të interesave të shqiptarëve të kësaj Krahine.

Vazhdon të kërkon pa u ndalur për një zgjidhje të drejtë, të qëndrueshme, në përputhje me parimet universale të të drejtave të njeriut, barazinë para ligjit, dhe instrumentet e së drejtës ndërkombëtare, dhe të mos ndiqen dy standard krejt të ndyshme, si sdandarde të dyfishta, sepse thekson se mbi të gjitha, kjo Krahinë nuk e ka të zgjidhur statusin Politik e Juridik, pengesë e të gjitha zhvillimeve. Profesori Refik Hasani vazhdimisht e thekson, se: Çështja e Krahinës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit nuk është vetëm një çështje e brendshme e Serbisë, por një problem që kërkon vëmendje dhe zgjidhje evropiane.

Prandaj, arritja e marrëveshjes së subjekteve politike shqiptare për një listë të vetme duhet të shihet si një zhvillim që tejkalon vetë garën zgjedhore, do të duhej të shërbejë si bazë për një bashkëpunim më të gjerë, të mbështetur në një program të përbashkët, një platformë të qartë dhe një mekanizëm të përhershëm koordinimi e harmonizmi.

Nëse lista e përbashkët shqiptare arrin të shndërrohet nga një marrëveshje zgjedhore në një PLATFORMË të përbashkët politike, sfida e radhës nuk është vetëm ruajtja e unitetit elektoral, por shndërrimi në bashkimin elektoral të pasohet nga bashkimi programor, institucional dhe strategjik, në unitet programor, institucional dhe politik,për një PLATFORMË të qëndrueshme politike shqiptare, të kësaj Krahine.

Do të duhej vazhduar përpjekja për të krijuar një PLATFORMË, e program për artikulimin institucional të kërkesave të shqiptarëve të Krahinës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, dhe mbrojtja e të drejtave themelore dhe të drejtave kolektive si interesa të shqiptarëve me një qëllim.

Nga një bashkim elektoral, drejt një bashkëpunimi me vizion e të qëndrueshëm, një platforme të përbashkët në arritjen e gjithë objektivave, përgjegjësive dhe rezultateve të matshme, sepse bashkimi elektoral duhet të jetë pikënisje dhe jo pikëmbërritje, ku PLATFORMA synon të ndërtojë një kulturë të re bashkëpunimi të qëndrueshëm në çështjet që prekin interesin e përbashkët të gjithë qytetarëve të kësaj Krahine.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër