Shkup, 3 tetor Zhurnal.mk – Vizita e kryetares së KE-së, Von Der Leyen në Shkup, ishte një përpjekje për të bindur qeverinë dhe shumicën parlamentare për të votuar ndryshimet kushtetuese, ngaqë BE-ja është në dijeni për numrin e sigurt të deputetëve që mund ta plotësojnë kushtin që hap dyert për negociatat zyrtare me BE-në, thotë ish diplomati Nano Ruzhin.
Duke folur për udhërëfyesit e paralajmëruar nga KE-ja, ku mungon RMV-ja, Ruzhin konsideron se kjo paraqet status jo të mirë për vendin si dhe humbje diplomatike të palës sonë.
“Duke i parë orientimet e BE-së dhe konstatimet se më 6 tetor vendi ynë nuk figuron mes 4 vendeve, që do ta quaj ‘busull evropiane’ për udhëzimet evropiane për anëtarët e rinj, pra, praktikisht për zgjerimin e BE-së. Atje figurojnë Ukraina, Moldavia, Shqipëria dhe Mali i Zi. Statusi i Maqedonisë së Veriut është i ngrirë nuk mund të përfitojnë nga kjo që quhet horizonit 2030. Kjo në një mënyrë është edhe disfatë diplomatike që para së gjithash varet nga qeveria aktuale.” – thotë ish diplomati, Nano Ruzhin.
Takimi Mucunski-Çamova, Ruzhin: Përgëzoj komunikimin, s’pritet përparim
Ndërkaq, takimi i paralajmëruar në javën e ardhshme mes dy ministrave të jashtëm fqinj, Mucunski dhe Çamova, Ruzhin nuk pret të kurorëzohet me ndonjë produkt konrekt diplomatik.
“Në vend që të përmirësohet raporti me fqiun bullgar, i cili po keqësohet, për këtë tani, praktikisht diplomacia maqedonase lutet që të vijë deri te takimi mes përfaqësuesve më të lartë mes RMV-së dhe Bullgarisë. Pa marrë parasysh se është dërguar notë dhe supuzoj se Ministri i punëve të jashtme do të takohet me minsitren e jashtme të Bullgarisë, mendoj se nga ky takim nuk do të dalë asgjë, sepse kushtin e kanë të njohur të gjithë, edhe në Bruksel edhe në Sofje edhe në Shkup. Por megjithatë, është hap i mirë në kuptim të përmirësimit të raporteve bilaterale më fqiun lindor, dhe shpresojmë se do të mbizotërojë ndonjë ndërgjegje pro evropiane.” – u shpreh ish diplomati, Nano Ruzhin.
Për përjashtimin e RMV-së nga pakoja e shteteve që BE-ja i liston si të përparuara në integrim, Von Der lejen sqaroi se udhërrëfyesit për anëtarësim, aktualisht u referohen shteteve që tashmë kanë avancuar më thellë në negociata dhe hapin e mbyllin kapitujt.
Sipas saj, Maqedonia e Veriut duhet të zhbllokojë procesin dhe më pas mund të fillojë edhe përgatitja e udhërrëfyesve për vendin.
