Shkup, 05 tetor, Zhurnal.mk – Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut së shpejti do t’i dorëzojë Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës propozim-ndryshimet për Ligjin për Festat.
Me ndryshimet e propozuara, numri i ditëve jo pune do të ulet në 13, ndërsa festat që bien të dielën nuk do të transferohen më si ditë jo pune të hënën.
Sipas propozimit të Odës Ekonomike, ndryshimi i rregullave për festat që përkojnë me të dielën do të eliminonte praktikën aktuale të transferimit të ditës jo pune në ditën e parë pasuese të punës.
Propozim-ndryshimet pritet t’i dorëzohen Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës për shqyrtim.
