Shkup, 05 tetor, Zhurnal.mk – Janë siguruar 450.000 vaksina kundër lisë së deleve dhe dhive nga Bashkimi Evropian dhe është marrë leja për përdorimin e tyre, njoftoi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Borçe Serafimovski.
Sipas tij, javën e ardhshme Ministria e Bujqësisë do të zhvillojë një takim me përfaqësuesit e blegtorëve, ku do të diskutohen hapat e ardhshëm dhe mundësia e zbatimit të vaksinimit të bagëtive.
Serafimovski bëri të ditur gjithashtu se për blegtorët parashihet edhe kompensim, në kuadër të masave që lidhen me përballimin e situatës së shkaktuar nga sëmundja.
Takimi me përfaqësuesit e sektorit pritet të shërbejë për koordinimin e mëtejshëm të masave dhe përcaktimin e mënyrës së zbatimit të vaksinimit.
