Saveski në Gjykatën Supreme: Diskutohet për efikasitet më të madh në trajtimin e lëndëve

Nga Xh M
221 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 prill Zhurnal.mk – Në kuadër të përpjekjeve për koordinim më efikas ndërmjet Prokurorisë Publike dhe Gjykatës Supreme, prokurori publik i shtetit Nenad Saveski zhvilloi sot një takim pune me kryetarin e Gjykatës Supreme, Afrim Fidani.

Gjatë takimit u diskutuan disa çështje që synojnë përmirësimin e efikasitetit në trajtimin e lëndëve që janë në kompetencë të gjykatës më të lartë, për të cilat vepron edhe prokuroria republikane.

Njëkohësisht, Saveski e njoftoi Fidanin me planet për vendosjen e një sistemi të ri për menaxhim elektronik të lëndëve në prokurori, i cili në të ardhmen pritet të mundësojë shkëmbim më të shpejtë digjital të të dhënave me gjykatat.

Pas marrjes së detyrës, Saveski javën e kaluar ka realizuar vizitë edhe në Gjykatën Kushtetuese.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër