Shkup, 05 tetor, Zhurnal.mk –Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe ka reaguar pas refuzimit të një propozimi, duke theksuar se kjo, sipas tij, nuk e zgjidh çështjen e trajtimit të meritave të qytetarëve.
“Refuzimi i propozimit nuk e mbyll problemin. Shteti duhet t’i njohë dhe t’i nderojë njësoj meritat e të gjithë qytetarëve, pa dallim”, ka shkruar Snopçe, përcjell Zhurnal.mk.
Ai thekson se institucionet shtetërore duhet të kenë qasje të barabartë ndaj qytetarëve edhe në rastet kur ndahen nderime dhe mirënjohje shtetërore.
“Shteti është i të gjithëve. Edhe nderi që jep shteti duhet të jetë i të gjithëve”, shprehet Snopçe.
