Shkup, 07 tetor, Zhurnal.mk – Sipas informacioneve nga MPB-ja, kontroll po kryhet në një banesë, si dhe në hapësirat zyrtare të Prokurorisë së Lartë Publike në Manastir.
Aksioni po zhvillohet për shkak të dyshimeve për vepra penale korruptive.
Nga Ministria, për momentin, nuk japin detaje të tjera zyrtare për personat e përfshirë në procedurë, as për veprat konkrete që janë objekt i hetimit.
Sipas informacioneve jozyrtare të publikuara në media, kontrollet lidhen me veprimet për kthimin e pasaportës së biznesmenit nga Manastiri, Borçe Markovski.
Detaje të tjera për aksionin priten pas përfundimit të kontrolleve dhe veprimeve të institucioneve kompetente.
