Prshtinë, 07 tetor, Zhurnal.mk – Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në vend, duke thënë se nata e mbrëmshme ishte e gjatë për Kosovën, por se ajo mund të shënojë edhe një kthesë drejt një rruge më të mirë për shtetin, raporton Ekonomia Online.
Hamza ka shprehur besimin se, së bashku me shtetin dhe Presidenten e re, Justina Shiroka-Pulën, do të ketë një angazhim më të madh edhe për ish-udhëheqësit e UÇK-së dhe betejën për drejtësi, të vërtetën dhe pastërtinë e luftës çlirimtare
“Beteja për drejtësi në Hagë nuk mund të bëhet më vetëm nga individët, familjet, dashamirët dhe mbrojtësit e tyre, të cilët tash e gati gjashtë vjet po e bartin mbi supet e tyre peshën e rëndë të këtij procesi. Shteti ynë tani duhet të jetë pranë tyre, me të gjitha kapacitetet dhe përgjegjësitë që i takojnë”, ka shkruar Hamza.
