Shkup, 9 tetor, Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot realizoi takim pune me ambasadorët holandezë në vendet e Evropës Juglindore, të cilët po qëndrojnë në Shkup në kuadër të konferencës rajonale të ambasadorëve.
“Biseduam për marrëdhëniet bilaterale, integrimin evropian dhe zbatimin e agjendës reformuese. Shpreha falënderim për mbështetjen e vazhdueshme nga Holanda për proces inkuadrues të bazuar në merita, me sundimin e së drejtës si element kyç i reformave”, informoi Mucunski në Fejsbuk.
Theks i veçenatë, siç theksoi, në takim u vu në dokumentin e Komisionit evropian për të ardhmen e zgjerimit dhe reformave të brendshme të BE-së, si dhe në diskutimin e ardhshëm strategjik në Këshillin e Evropës.
“Këmbyem mendime edhe për gjendjet aktuale në rajon, sigurinë e tij, stabilitetin dhe prosperitetin, si dhe për sfidat globale të sigurisë dhe nevojën për përforcim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit dhe mbrojtjes së interesave të përbashkëta strategjike”, theksoi ministri.
