Zgjidhen 3 anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 09 tetor, Zhurnal.mk – Në ambientet e Polit të Drejtësisë, u zhvillua sot mbledhja e përgjithshme e Prokurorëve, ku u zgjodhën tre anëtarëve e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), nga radhët e prokurorisë

Sipas medieve, nga radhët e Prokurorisë se Përgjithshme prokurorët zgjodhën Antoneta Sevdarin. Nga radhët e Prokurorisë se Apelit u zgjodh Afërdita Ndoj. Nga radhët e prokurorisë së Shkallës së Parë prokurorët zgjodhën Eloida Goxhin.

Tre anëtarët e rinj të KLP-së zëvendësuan anëtarët që përfundojnë mandatin në 2026, përkatësisht Sokol Stojani, përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme; Ledina Riza, përfaqësuese e prokurorive të Apelit; dhe Zeqir Hoda, përfaqësues i prokurorive të Shkallës së Parë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër