Sulm brutal në sheshin e Kumanovës, 3 persona godasin me send të fortë një vajzë të mitur!

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 09 tetor, Zhurnal.mk – Një vajzë e mitur ka mbetur e lënduar pas një sulmi nga tre persona në sheshin e qytetit të Kumanovës. Viktima fillimisht është fyer dhe më pas është goditur me një send të fortë.

Rastin e ka denoncuar në polici babai i saj, M.T. (51), më 8 tetor, në orën 22:05.

Sipas Sektorit per Pune te Brendshme (SPB) Kumanovës, tre persona dyshohet se kanë sulmuar të miturën, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të incidentit dhe identifikimin e personave të përfshirë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër