Tiranë, 9 tetor Zhurnal.mk – Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar me anë të një videoje të postuar në Instagram sa i përket pjesëmarrjes së Belinda Ballukut në votimin për Reformën Territoriale në Kuvend.
Ish-zëvendëskryeministja erdhi në momentin e votimit në Kuvend, teksa u ul pranë Klosit, ndërsa deputetët e PD-së u revoltuan, me Gazment Bardhin që tentoi ta lagte me ujë.
Në videon e publikuar, Berisha shkruan: “Nuk është qeveri, por organizatë kriminale!”, ndërsa e shoqëron me pamjet kur ajo paraqitet në Kuvend, teksa shton që është nën hetim nga SPAK.
Në seancën maratonë të Kuvendit një natë më parë, u votua Harta e re Territoriale me 85 vota pro, duke miratuar ndarjen e re territoriale në vend.
