Kapen në Janinë me 36 kg marijuanë, arrestohen tre shqiptarë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar në Janinë të Greqisë, pasi u kapën duke transportuar 36 kilogramë marijuanë. Operacioni u zhvillua nga policia e Janinës në bashkëpunim me policinë kufitare të Filatit.

Në pranga kanë rënë Algert Belucaj, 37 vjeç, si dhe Kevin Rushani dhe Briken Colaj. Sipas informacioneve paraprake, ata udhëtonin me dy automjete, njëri prej të cilëve përdorej për transportimin e lëndës narkotike, ndërsa tjetri shërbente si shoqërues.

Nga hetimet e deritanishme të autoriteteve greke, në bashkëpunim me ato shqiptare, dyshohet se droga është kaluar përmes kufirit të gjelbër në Kakavijë dhe më pas është ngarkuar në njërin prej automjeteve, me qëllim transportimin e saj më tej në territorin grek.

Hetimet për dokumentimin e plotë të rastit vijojnë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër