I shoqëruar nga Senatorë, ambasadori i SHBA-ve shkon në SPAK, takohet me Brahon dhe Joni Ketën e BKH

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 10 tetor Zhurnal.mk – Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, ka zhvilluar sot një takim në ambientet e SPAK-ut me kreun e këtij institucioni, Klodian Braho. Po ashtu ai ka takuar dhe kreun e BKH-së, Joni Ketën.

Ambasadori amerikan ka mbërritur në SPAK i shoqëruar nga anëtarë të delegacionit dhe senatorë amerikanë. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga gazetarja Klodiana Lala, delegacioni është pritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi tematikën e diskutimeve mes ambasadorit Wendt dhe kreut të SPAK-ut, Klodian Braho.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër