Dogana ndalon kontrabandën e gjarpërinjve! Mes tyre edhe specie helmuese

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 tetor Zhurnal.mk – Drejtoria e Doganave ka parandaluar kontrabandimin e shtatë zvarranikëve në pikën kufitare të Bogorodicës, në mesin e të cilëve katër pitonë dhe një gjarpër helmues. Ata u zbuluan gjatë kontrollit të një automjeti të drejtuar nga një shtetas i Kosovës, në bashkëpunim me policinë.

Sipas Doganës, zvarranikët ishin fshehur në kuti dhe shalle, nën ulësen e automjetit, me qëllim futjen e tyre të paligjshme në vend. Shumica e tyre i përkasin specieve të mbrojtura, ndërsa në mesin e tyre ishte edhe gjarpri helmues i llojit “Baron Sneake”.
Zvarranikët do t’u dorëzohen institucioneve kompetente, ndërsa ndaj personit është nisur procedurë përkatëse. Dogana rikujton se importimi i specieve të mbrojtura kërkon leje të posaçme, në përputhje me Konventën për Tregtinë Ndërkombëtare të Specieve të Rrezikuara të Faunës dhe Florës së Egër.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër