Anketa në Bërvenicë: Jakup Huseini nga VLEN në epërsi ndaj Arkin Jahiut të AKI-së

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 11 tetor Zhurnal.mk – Jakup Huseini, kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, ka mbështetjen e 25,8% të të anketuarve, duke lënë pas Arkin Jahiun e AKI-së, i cili ka 25,2%, sipas anketës së publikuar nga Glas.mk dhe CRPC.

Diferenca prej 0,6 pikë përqindjeje mes dy kandidatëve tregon një garë të ngushtë për zgjedhjet lokale të 18 tetorit.

Në krye të renditjes së përgjithshme në këtë anketë është Stojançe Radiçevski nga VMRO-DPMNE-ja me 31% të mbështetjes, ndërsa Jovica Radevski nga LSDM-ja ka 10,3%. Arife Idrizi ka 1,3%, kurse 5,8% e të anketuarve janë të pavendosur.

Anketa është realizuar nga 2 deri më 5 tetor 2026, me 350 të anketuar nga të gjitha vendbanimet e Komunës së Bërvenicës. Rezultatet pasqyrojnë opinionin publik gjatë periudhës së hulumtimit dhe nuk përbëjnë parashikim përfundimtar të rezultatit zgjedhor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër