Mblidhet Kryesia e Kuvendit me këto pika të rendit të ditës

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 12 tetor, Zhurnal.mk – Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, duke filluar nga ora 11:00.

Pos tjerash, Kuvendi ka bërë të ditur se cili është rendi i ditës i mbledhjes së kryesisë së vetë.

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
  2. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:
  3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
  4. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  5. Pyetjet parlamentare,
  6. Përzgjedhja e dy (2) anëtarëve joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,
  7. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës,
  8. Propozim i GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër