Shkup, 13 tetor, Zhurnal.mk – Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata.
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë, kumtoi se intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit, e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.
“Kjo veçanërisht vlen për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë”, potencojnë nga LAMM.
