Të mërkurën, aksion masiv për pastrimin e Shkupit në mbi 50 lokacione

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 tetor, Zhurnal.mk – Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, ka njoftuar se të mërkurën, në orën 11:00, do të vazhdojë aksioni masiv për pastrimin e kryeqytetit.

Sipas Gjorgjievskit, në aksion pritet të marrin pjesë mijëra vullnetarë në të gjitha komunat e Shkupit. Pastrimi do të zhvillohet në më shumë se 50 lokacione, përfshirë parqe, rrugë, shtigje për këmbësorë, hapësira publike dhe zonat ndërmjet ndërtesave.

Në aksion do të përfshihen komunat, kryetarët e tyre, nxënësit dhe qytetarët që dëshirojnë të kontribuojnë për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm.

Gjorgjievski ka bërë thirrje që qytetarët t’i bashkohen iniciativës, duke theksuar se aksionet e pastrimit do të organizohen dy herë në muaj, me synimin që kujdesi për pastërtinë të vazhdojë edhe ndërmjet tyre.

Për lokacionet e sakta dhe mënyrën e pjesëmarrjes, qytetarët mund të informohen pranë komunave të tyre.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër