Çitaku pas takimit me senatorët amerikanë: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe çlirimtare

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 13 tetor, Zhurnal.mk – Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se në takimin me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, kanë diskutuar për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe rëndësinë e rifillimit të Dialogut Strategjik.

Përmes një postimi, Çitaku ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë pranë Kosovës në momentet vendimtare të përpjekjeve për liri dhe pavarësi.

Postimi i plotë:

Sot, në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin folëm për raportin tonë të veçantë dhe rëndësinë e rifillimit të Dialogut Strategjik mes dy vendeve tona.

SHBA-ja ka qenë pranë nesh në momentet vendimtare të përpjekjeve për liri dhe pavarësi. Bashkë duam ta vazhdojmë rrugëtimin drejt një Kosove më të sigurt, më të zhvilluar dhe, shpresoj, së shpejti pjesë të familjes euroatlantike.

UÇK-ja dhe NATO-ja u bënë bashkë për lirinë e Kosovës dhe për ta ndalur regjimin gjenocidal të Serbisë. Ky bashkim shpëtoi jetë dhe i hapi Kosovës rrugën drejt një të ardhmeje të lirë e shpresëdhënëse.

Lufta e popullit tonë ishte e drejtë, e pashmangshme dhe çlirimtare. Paraqitja e saj si “ndërmarrje e përbashkët kriminale” cenon të vërtetën e asaj që mbrojtëm bashkë. Këtë të vërtetë do ta mbrojmë gjithmonë, me krenari, vendosmëri dhe argumente.

Mirënjohje SHBA-së dhe senatorëve për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, edhe në kohët kur kjo kërkon më shumë angazhim, vetëmohim e vendosmëri.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër