Presidentja Shiroka-Pula viziton familjen e Jakup Krasniqit, mban në krahë nipin e tij

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 13 tetor Zhurnal.mk – Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka vizituar familjen e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe një fotografi nga takimi me presidenten.

Presidentja na nderoi sot me praninë e saj. Me këtë rast, i uruam punë të mbarë dhe suksese në misionin e saj në shërbim të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e unitetit dhe solidaritetit në këtë periudhë, duke përmendur betejat ligjore për rikthimin në Kosovë të ish-krerëve të UÇK-së.

“Në këto ditë të vështira, jo vetëm për ne si familje, por edhe për shtetin tonë, na duhet unitet, solidaritet dhe përkushtim i palëkundur në betejat ligjore në përpjekjet për rikthimin në atdhe të çlirimtarëve tanë”, ka shkruar deputeti i PDK-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër