Jakup Huseini me Forumin e Gruas së VLEN-it në Bërvenicë: Gratë kanë rol kyç në zhvillimin e komunës

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 13 tetor Zhurnal.mk – Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, ka takuar Forumin e Gruas së VLEN-it në Bërvenicë, me të cilin ka diskutuar për rolin e grave në jetën publike dhe kontributin e tyre në zhvillimin e komunës.

Në takim ishin të pranishme edhe zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, deputetet Merita Koxhaxhiku, Imerlije Saliu dhe Saranda Imeri Stafai, si dhe zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi.

“Gratë janë forcë, zë dhe kontribut i pazëvendësueshëm në zhvillimin e Bërvenicës. Angazhimi i tyre në jetën publike dhe në vendimmarrje është i rëndësishëm për të ndërtuar një komunë me më shumë mundësi për të gjithë”, ka deklaruar Huseini.

Gjatë takimit u diskutuan idetë dhe angazhimi i grave në zgjidhjen e çështjeve që prekin qytetarët, si dhe rëndësia e pjesëmarrjes së tyre aktive në proceset e zhvillimit të komunës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër