Nesër disa vendbanime në Tetovë, Tearcë dhe Zhelinë mbeten pa rrymë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 13 tetor Zhurnal.mk – Ndërprerje të planifikuara të furnizimit me energji elektrike janë paralajmëruar për nesër, të mërkurën, më 14 tetor 2026, në disa vendbanime të rajonit të Tetovës.

Sipas orarit të publikuar, i gjithë fshati Dobrosht, në Komunën e Tearcës, do të mbetet pa energji elektrike nga ora 09:00 deri në orën 14:00.

Në Zhelinë, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:00 deri në orën 14:00, ndërsa një pjesë e fshatit Uzormisht do të jetë pa rrymë nga ora 09:00 deri në orën 14:16.

Ndërprerje është paralajmëruar edhe në një pjesë të fshatit Strimnicë, në zonën pranë objekteve afër xhamisë, nga ora 09:30 deri në orën 14:00.

artikuj të ndërlidhura