30 ditë paraburgim për Gani Gecin, gjykata pranon propozimin e Prokurorisë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 14 tetor, Zhurnal.mk – Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit Gani Geci.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale zëdhënsja e Gjykatës Themelore e Prishtinës, Mirlinda Gashi. Geci dyshohet për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj, drejtues i mediumit “Vox Kosova”.

Sipas dosjes së Prokurorisë, rasti lidhet me një postim të Mehmetajt në Facebook për deputetin Fatos Geci.

Prokuroria pretendon se Gani Geci e kishte kanosur gazetarin, duke i kërkuar ta largonte ose ta ndryshonte përmbajtjen e postimit. Në kërkesën për paraburgim përshkruhen edhe deklaratat që Geci dyshohet t’ia ketë drejtuar Mehmetajt në ambientet e mediumit ku punon.

Geci ishte ndaluar paraprakisht për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Kanosja”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër