Rama: Nuk ka forcë në botë që e rrëzon më Shqipërinë përtokë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 16 tetor, Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama reagoi sot me pamjen e një tabele sinjalistike rrugore të rrëzuar nga protestuesit ku të rinjtë më herët kishin derdhur fantazinë e tyre dhe kishin shkruar në anglisht “I’ll never STOP loving you Albania” (“Nuk do të ndaloj kurrë së dashuri ty, Shqipëri”).

Kryeministri Rama komentoi krahas fotos së tabelës së rrëzuar tashmë në tokë.

“Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë kur e kishin përplasur përtokë dhe pa rezervë e dua sot, kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë”, shkroi Rama.

Prej disa ditësh, në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit po zhvillohen protesta të studentëve dhe gjimnazistëve, të cilat janë shoqëruar me episode dhune dhe akte vandalizmi ndaj pronës publike e private, bizneseve dhe institucioneve shtetërore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër