Dita e 7-të e protestës së dhunshme! Pas konfrontimit me gurë dhe gaz lotsjellës te Ministria e Arsimit, sulmohet Gjykata e Apelit, policia nis shoqërimet. Rama: Bujrum për dialog, pa kushte!

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 19 tetor, Zhurnal.mk – Mbahet sot protesta e shtatë në Tiranë, e cila nisi me revoltën e studentëve më 13 tetor dhe u përshkallëzua në tubim të dhunshëm, së cilës i janë bashkuar tashmë edhe qytetarë.

Mëngjesin e sotëm, para se të niste grumbullimi i protestuesve para Ministrisë së Arsimit, reagoi sërish kryeministri Edi Rama, i cili, ndër të tjera, tha se do të jenë prindërit ata që do të mbajnë përgjegjësi për aktet e dhunës së fëmijëve të tyre të mitur në protestë, duke thënë se do të paguajnë dëmet. Rama tha se PD u bë strehë e protestuesve të maskuar, teksa shtoi se kjo parti po “ëndërron që të kthehet 21 Janari”.

Ndërkohë, nga ana tjetër, ka reaguar edhe Sali Berisha, i cili tha se shkaktari i dhunës është Sali Berisha.

Në Tiranë, sikurse edhe dje, protesta nisi me këngë e valle, teksa grumbullimi u bë para Ministrisë së Arsimit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër