Sot mot i kthjellët në të gjithë territorin

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 20 tetor, Zhurnal.mk – Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të thata e të qëndrueshme perëndimore, të cilat pritet të sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin, gjatë gjithë ditës.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era pritet të arrijë shpejtësi deri 14 m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i ulët, i forcës 1-3 ballë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër