Shqipëria dhe Turqia, stërvitje të përbashkët në kuadër të NATO-s

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 20 tetor, Zhurnal.mk – Forcat Detare shqiptare dhe ato turke kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët në Gjirin e Vlorës dhe në Bazën Detare të Pashalimanit, në kuadër të aktivitetit të NATO-s “Neptune Strike 26-4”.

Në stërvitje morën pjesë anijet luftarake turke TCG Anadolu dhe TCG Gaziantep, mjete ajrore, si dhe Grupi i Bordingut Shqiptar.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, aktiviteti kishte në fokus rritjen e gatishmërisë operacionale, bashkëpunim dhe ndërveprueshmëri për një NATO më të fortë e më të sigurt.

Neptune Strike 26-4 është një aktivitet i përbashkët ushtarak i NATO-s, që synon të testojë gatishmërinë luftarake dhe aftësinë e forcave aleate për të vepruar së bashku në operacione detare dhe shumëdimensionale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër