9
Shkup, 22 tetor, Zhurnal.mk – Zëvendësdrejtuesi për bashkëpunim ndërkombëtar i Fondacionit “Konrad Adenauer”, Florian Fejerabend, dhe përfaqësuesi i këtij fondacioni, Daniel Braun, sot do të zhvillojnë një vizitë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Sipas njoftimit zyrtar të Kuvendit përfaqësuesit e fondacionit do të takohen me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, në kabinetin e tij të vjetër.
Ndërkohë, në Sallën e Komisionit për Çështje Kushtetuese, është paraparë takim me kryetarin e Komisionit për Vetëqeverisje Lokale, Dragan Kovaçki, si dhe me deputetët Ivanka Vasilevska, Bojan Stojanovski dhe Dragana Bojkovska.
