Me iniciativë të këshilltarëve të VLEN-it, flamuri shqiptar valëvitet për herë të parë në Shuto Orizare

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 tetor, Zhurnal.mk – Flamuri kombëtar shqiptar është vendosur për herë të parë në komunën e Shuto Orizares, me iniciativë të këshilltarëve komunal të VLEN-it, në bashkëpunim me kryetarin e komunës.

Këshilltari i VLEN-it, Enis Zekiri e ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë si një moment krenarie për shqiptarët që jetojnë në këtë komunë.

“Flamuri ynë, identiteti ynë, krenaria jonë!”, ka shkruar Zekiri, duke e shoqëruar postimin me flamurin kombëtar shqiptar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër