Kurti takon nënsekretarin britanik, diskutojnë për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prshtinë, 23 tetor, Zhurnal.mk – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim në Shën Stefan me Nënsekretarin Parlamentar të Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme britanike, Lord Wood of Anfield, me ç’rast ka vlerësuar lart marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti theksoi se ky takim pason bisedat e zhvilluara përgjatë dy muajve të fundit me të Dërguarën e Posaçme për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce, si në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, ashtu edhe përmes telefonit.

Kreu i qeverisë nënvizoi rolin historik dhe të vazhdueshëm të Londrës në mbështetje të shtetësisë së Kosovës.

Mbretëria e Bashkuar ka qenë mike dhe aleate kyçe në çdo etapë të zhvillimit tonë, nga çlirimi dhe pavarësia deri te demokracia e sotme, dhe mbetet ndër zërat më të fuqishëm për integrimin tonë euroatlantik”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri shtoi po ashtu se me konsolidimin dhe funksionimin e plotë të institucioneve, vëmendja kryesore është te reformat dhe zhvillimi ekonomik, me një fokus të veçantë në zgjerimin e bashkëpunimit me Britaninë nga fusha e mbrojtjes e deri te organizimi i Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër