Greqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Parlamenti i Greqisë ka miratuar të premten një ligj që ndalon përdorimin e platformave të rrjeteve sociale nga fëmijët nën moshën 15-vjeçare, në kuadër të përpjekjeve për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e të miturve.

Ndalimi pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2027, duke u dhënë platformave kohë për të përgatitur mekanizmat e verifikimit të moshës së përdoruesve dhe për të garantuar mbrojtjen e privatësisë së tyre.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka thënë se platformat kanë rreth dy muaj e gjysmë kohë për të gjetur mënyra për verifikimin e moshës së përdoruesve.

Qeveria greke synon të mbështesë prindërit në përpjekjet për të kufizuar përdorimin e tepërt të rrjeteve sociale, i cili mund t’u marrë fëmijëve kohën e gjumit, të përqendrimit dhe të kaluarjes së kohës me miqtë.

Greqia është ndër shtatë vendet e Bashkimit Evropian që po kërkojnë, në bashkëpunim me Komisionin Evropian, zgjidhje për verifikimin e moshës së përdoruesve në platformat digjitale.

Australia ishte vendi i parë që miratoi një ligj për kufizimin e përdorimit të rrjeteve sociale nga të miturit, ndërsa përpjekjet për vendosjen e kufizimeve të ngjashme po vazhdojnë edhe në vende të tjera evropiane.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër