Policia “kontrollon” Bulevardin dhe Parkun Rinia, gazi lotsjellës “pushton” zonën

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 24 tetor Zhurnal.mk – Policia ka marrë nën kontroll Bulevardin dhe zonën e Parkut Rinia, pas tensioneve dhe përplasjeve me protestuesit.

Pas përdorimit të gazit lotsjellës dhe autobotëve me ujë për shpërndarjen e turmës, protestuesit janë tërhequr në disa pika të ndryshme, mes tyre në zonën e Parkut Rinia dhe në anën tjetër të lumit Lana.

Efektivët po hedhin vazhdimisht gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Në të gjithë zonën shihet tymi i gazit lotsjellës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër