Ndryshon harta politike në nivel shtetëror/ Ja kush janë deputetët e rinj të parlamentit të BeH

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Sarajevë, 25 tetor Zhurnal.mk – Pas konfirmimit të rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2026 nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnjë e Hercegovinës, më 24 tetor, sjellim listën e deputetëve që kanë fituar mandate në Dhomën e Përfaqësuesve në nivel shtetëror.

Ja si do të duket përbërja e re e Dhomës së Përfaqësuesve të Asamblesë Parlamentare të Bosnjë e Hercegovinës, sipas partive politike dhe emrave të deputetëve:

SDA – 9 mandate: Haris Zahiragić, Muamer Zukić, Midhat Čaušević, Mirsad Zaimović, Melika Mahmutbegović, Refik Lendo, Šemsudin Dedić, Šerif Špago dhe Mirela Avdić.

SNSD – 6 mandate: Srđan Amidžić, Snježana Novaković-Bursać, Obren Petrović, Sanja Vulić, Sandra Erkić dhe Radovan Višković.

SDP BiH – 5 mandate: Albin Muslić, Jasmin Imamović, Zukan Helez, Saša Magazinović dhe Azra Okić.

HDZ BiH – 4 mandate: Marinko Čavara, Predrag Kožul, Antea Čilić dhe Borjana Krišto.

Partia për Bosnjë e Hercegovinën (SBiH) – 3 mandate: Džemal Smajić, Zijad Krnjić dhe Amra Švrakić.

Populli dhe Drejtësia (NiP) – 2 mandate: Elmedin Konaković dhe Denis Zvizdić.

Fronti Demokratik (DF) – 2 mandate: Zlatan Begić dhe Dženan Đonlagić.

Partia e Progresit Demokratik (PDP) – 2 mandate: Branislav Borenović dhe Igor Radojičić.

Partia Demokratike Serbe (SDS) – 2 mandate: Želimir Nešković dhe Darko Babalj.

Partitë e tjera me nga një mandat:
– Partia Jonë (Naša stranka): Sabina Ćudić
– DNS: Nenad Nešić
– NES: Jasmin Emrić
– DEMOS: Nedeljko Jović
– Bashkimi Serb (Ujedinjena Srpska): Milan Petković
– Për Drejtësi dhe Rend (Za pravdu i red): Nenad Grković
– HDZ 1990: Ilija Cvitanović
Subjektet politike, kandidatët dhe paraqitësit e tjerë të autorizuar kanë 72 orë nga momenti i publikimit të rezultateve të konfirmuara për t’i paraqitur Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Bosnjë e Hercegovinës kërkesë për rinumërim ose ankesë lidhur me saktësinë e numërimit të votave, në përputhje me dispozitat e Ligjit Zgjedhor të Bosnjë e Hercegovinës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër