Voton edhe kreu i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti: Zëri i shqiptarëve duhet të jetë sa më i fuqishëm në parlament

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Bujanoc, 25 tetor Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arber Pajaziti, ka votuar në zgjedhjet e sotme, duke bërë thirrje për pjesëmarrje sa më masive të qytetarëve në procesin zgjedhor.

Përmes një mesazhi pas votimit, Pajaziti theksoi rëndësinë e përfaqësimit sa më të fuqishëm të shqiptarëve në Parlament, duke ftuar qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“Sot votova, me dëshirën që zëri i shqiptarëve të jetë sa më i fuqishëm dhe të kemi sa më shumë përfaqësues shqiptarë në Parlament. Ftoj të gjithë qytetarët që të dalin sa më masivisht dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar. Çdo votë ka rëndësi!”, ka deklaruar Pajaziti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër