2.720 kundërvajtje në trafik për tri ditë, 67 persona të arrestuar

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 tetor, Zhurnal.mk – Policia ka shqiptuar 2.720 masa për kundërvajtje në trafik gjatë datave 23, 24 dhe 25 tetor, ndërsa 67 persona janë privuar nga liria për drejtim të pakujdesshëm të automjetit.

Sipas njoftimit të policisë, 1.360 kundërvajtje kanë të bëjnë me tejkalimin e shpejtësisë së lejuar. Nga personat e privuar nga liria, shtatë dyshohen për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, 21 për vozitje pa patentë shoferi, ndërsa tetë për mosrespektim të ndalesës për drejtim të automjetit.

Gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar edhe 27 automjete. Policia ka evidentuar 328 kundërvajtje për parkim të parregullt dhe ka shqiptuar 57 masa për vozitje nën ndikimin e alkoolit.

Po ashtu, janë sanksionuar 33 motoçiklistë për mosmbajtje të helmetës dhe 239 pjesëmarrës në trafik për mospërdorim të rripit të sigurisë. Nga trafiku janë larguar edhe 23 automjete të paregjistruara dhe katër për shkak të parregullsive teknike.

Policia ka bërë apel që të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat, me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër